E mërkurë , Prill 21 2021
Kryefaqa / Uncategorized / Bashkia Pogradec bën njoftimin e pazakontë, kërkesa bën xhiron e rrjetit

Bashkia Pogradec bën njoftimin e pazakontë, kërkesa bën xhiron e rrjetit

Një njoftim i padëgjuar vjen nga Pogradeci, ku bashkia e qytetit i kërkon qytetarëve që nëse njohin ustallarë dhe punëtorë ndërtimi t’ja paraqesin firmës së ndërtimit që ka fituar tenderin për rikualifikimin urban të bllokut Rinia.

Edhe pse firma e ndërtimit ka fituar një tender për të ndërtuar rrugën, bashkia është vetëofruar për ti gjetur punëtorë. Pyetja është e thjeshtë: A duhet të fitonte tender një firmë që s’ka as pllakashtruesë?

Menjëherë pasi postimi u kthye në viral dhe objekt talljesh në Facebook, bashkia u ndërgjegjësua dhe e fshiu njoftimin. Por kaq mjaftoi qe foto të bënte xhiron e rrjetit.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Rama hap zemrën: Kur isha i vogël babai nuk donte të bënte foto me mua se i kisha këmbët e shtrembra…

Edi Rama ka zbuluar marrëdhënien me prindërit e tij. Teksa rrëfente në “E diell” lidhjen …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *