Kryefaqa / Lajme / Nëna nga Ura Vajgurore tregon historinë e nuses

Nëna nga Ura Vajgurore tregon historinë e nuses

Një 60-vjeçare e cila jeton në një fshat të Urës Vajgurore ka rrëfyer historinë e nuses së djalit.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, Burbuqe Selamaj ka thënë se nusja e tyre u sillte shpesh probleme në shtëpi dhe pavarësisht se e kishte paralajmëruar djalin e saj, ai nuk e kishte dëgjuar.

Sipas saj, para 20 ditësh nusja la burrin dhe fëmijët në gjumë dhe shkoi në hotel me një tjetër.

Pasi burrit të saj i kishte dalë gjumi në orën 4 të mëngjesit për të bërë nevojat personale, shikon se dera ishte kyçur.

Ajo kishte lënë fëmijët brenda dhe ishte larguar. Shqyen derën dhe del jashtë, ai mendonte se ndoshta kishte shkuar të mbytej, por Burbuqja nuk e besoi këtë version sepse e njihte shumë mirë nusen e saj.

Më pas 60-vjeçarja thotë se djalin e saj e ka marrë në telefon burri që kishte fjetur me të dhe i tha se nusja e tij ka kaluar gjithë natën me të.

Pjesë nga biseda:

Mirela Milori: Ku e gjetët pastaj?

Burbuqe Selamaj: Mori në telefon boti që e kishte patur në hotel në orën 11 e 30.

Mirela Milori: Njeri me të cilin kjo kishte qenë në hotel mori në telefon?

Burbuqe Selamaj: Po me telefonin e kësaj, e tha Gerti unë jam filani dhe djali i thotë çne me telefonin e gruas time ti, tha ishte në hotel me mua, tani po vjen lart. Djali e pyet po çne ti e ai tha ajo erdhi me mua në hotel. Të gjithë shkuan në komisariat, djali, afërmit tanë dhe të nuses dhe personi që kishte shkuar në hotel me nusen. Njerëzit tanë i thanë që mos e marrë më, unë i thashë djalit që ajo nuk ka më nder të vije tek ty. Djali tha që ka ikur dhe herë të tjera, por mua më ka lënë në gjumë. I thashë ti në gjumë ke qenë dhe je akoma.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi më pas?

Burbuqe Selamaj: E mori prapë djali në shtëpi, e solli në darkë që mos e shikonin njerëzit, të nesërmen edhe shefi i krimeve dhe inspektori i zonës, e morën në polici. I thashë mos ma sillni më këtu, le që la tre fëmijë të mbyllur, i bllokoi, por djali mund të revoltohej se thoshte do ta vras. I thashë sa të më merrni brenda djalin, merreni këtë. Ku ta çojmë thanë ata, i thashë e keni numrin e telefonit të atij zotërisë? Merreni atë botin dhe të vijë ta marrë ai. E morën dhe ia dhanë atij botit.

Mirela Milori: Është me atë tjetrin?

Burbuqe Selamaj: Po, fëmijët tha nuk i dua gjallë në botë, i braktisi. Djali ka nisur procedurat për divorcin.

Mirela Milori: Djali e ka pranuar pavarësisht se çfarë ka ndodhur e ka bërë për hatër të fëmijëve apo e ka dashur atë?

Burbuqe Selamaj: E ka bërë për hatër të fëmijëve. I tha dhe shefi i komisariatit ta marrë boti ta mbajë gjithë natën në hotel dhe ta marrësh ti? Unë s’do e pranoja bashkëshorten.

Burbuqja tregon se djali tani ka nisur procedurat për divorcin dhe fëmijët nuk e duan më të ëmën pasi kanë dëgjuar për ndodhitë.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Gjykata e Pogradecit mbyll dyert, 8 punonjës infektohen me COVID-19

Kanë shpërthyer infektimet në Gjykatën e Pogradecit, ku 8 punonjës kanë rezultuar pozitivë në testin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *