I riu që shihni në foto është 17-vjeçari i cili humbi jetën nga covid 19.
Qamil Seiti nga Mamurrasi, nuk ka arritur te festoje dot 18 vjetorin e tij pasi ka humbur jetën në Spitalin Covid 2 , pasi ishte infektuar me covid. Siç duket dhe nga fotot i riu punonte në kuzhinë.
Ai kishte 100% të mushkërisë të prekur nga covid kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën.
Seiti ishte shtruar prej të paktën një jave tek Sanatoriumi ndërsa prej ditësh ishte në intubim.
Mësohet se 17-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. I infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është edhe babai i 17-vjeçarit, ndërsa nëna e tij është shëruar.