Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të një nëne 32-vjeçare nga Elbasani dhe një djali 18-vjeçar nga koronavirusi ditën e sotme.
Përmes një postimi në “Facebook” Balla thekson se ky armik duhet luftuar, duke mos humbur për asnjë moment vigjilencën dhe duke respektuar masat mbrojtëse.
Teksa i shpreh ngushëllimet familjarëve, Balla ripërsërit apelin që dha sot nga Kuvendi për mbajtjen e maskës dhe respektimin e masave anti-Covid.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Një nënë e re 32 vjeçare nga Elbasani, e cila sapo sillte në jetë foshnjën e saj dhe një djalë 18 vjeç, nuk ia dolën sot ta fitonin betejën me Covid-19. Ky armik duhet luftuar duke mos humbur për asnjë moment vigjilencën dhe duke respektuar masat mbrojtëse.
Duke i shprehur ngushëllimet familjeve, ripërsëris apelin që shpreha sot në Kuvendin e Shqipërisë:
MBANI MASKË
SHPËTONI JETË