Motrat Lalo të cilat hodhën akuza mbi mjeken e spitalit Infektiv Migena Qato, pas humbjes së babait të tyre Rifat Lalo janë vënë nën hetim nga policia pas denoncimit që ka bërë mjekja e spitalit Covid-1.
Policia bën me dije se “shtetaset E. L. dhe I. L., nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke”.
Behet fjalë për deklaratat e dhëna për mediat pak ditë më parë nga vajzat e të ndjerit Rifat Lalo, i cili humbi jetën në spitalin infektiv pasi ishte shtruar sepse ishte infektuar me koronavirus.
Dy vajzat, pas lajmit te humbjes së të atit, akuzuan mjeken Migena Qato se nuk i ka shërbyer babait të tyre dhe nuk i ka bërë skaner.