Kryefaqa / Korcarët / Ngricat kudo në rrugët e Korçës, 10 qytetarë përfundojnë në spital me fraktura

Ngricat kudo në rrugët e Korçës, 10 qytetarë përfundojnë në spital me fraktura

Prej katër ditësh banorët e lagjeve në Korçë po vuajnë për shkak të ngricave që janë krijuar pas reshjeve të dëborës dhe temperaturave shumë të ulëta.

Pedonalja e qytetit vazhdon të jetë e bllokuar, janë hapur vetëm dy anë të rrugës për këmbësorët ndërkohë që pjesa tjetër është e gjitha e mbuluar nga bora.

Pedonalja është pjesa kryesore e qyteti ku ndodhet dhe bashkia Korçë.

Ndërkohë që situata mbetet e vështirë për të gjitha lagjet e Korçës të cilat vazhdojnë të jenë të mbuluara nga ngrica dhe akulli prej katër ditësh.

Në urgjencën e Korçës janë paraqitur 10 qytetarë të cilët kanë pësuar fraktura nga rrëshqitjet në akull dhe situata mbetet problematike.

Qytetarët e Korçës i bëjnë thirrje bashkisë dhe firmave kontraktuese që kanë marrë përsipër të pastrojnë qytetin të marrin masa sa më shpejt.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Gruaja harron gazin hapur në shtëpi…

Një banesë është përfshirë nga flakët në katin e dytë të një pallati, në qytetin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *