Kryefaqa / Uncategorized / Fqinja: Italiania kishte lloj lloj shoku aty

Fqinja: Italiania kishte lloj lloj shoku aty

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy dite me pare në fshatin Ballaj të njësisë administrative Gose të bashkisë Rrogozhinë.

Kastriot Dema, nje biznemen nga Kavaja për pak i ka marrë jetën nënës së fëmijëve të tij, Karlota.

Çifti prej disa vitesh ishte kthyer nga Italia dhe kishin ndërtuar një resort turistik në kodrat e fshatit Ballaj. Pas disa vitesh midis çiftit kanë nisur mosmarrëveshjet, deri para një viti kur shtetasja italiane kishte marrë urdhër mbrojtje.

Megjithatë edhe pas kësaj, ata vazhdonin të jetonin nën të njëjtën çati, pasi resortin e kanë ndërtuar aty në tokën e prindërve të Kastriotit por me paratë e prindërve të italianes.

Sipas banorëve të zonës mbrëmjen e djeshme mendohet se shkak I debatit të mbrëmshëm është bere ditëlindja e Karlotës e cila ka festuar ditëlindjen në shoqërinë e disa meshkujve të tjerë.

Ja ç’thotë një nga fqinjët:

“Gjykata le ta japë të drejtën. Italiania le të divorcohet në Itali. Nuk ka shkuar mirë dhe janë në proces divorci. Nuk e dimë se kush është fajtori, kanë dy fëmijë, i kanë në Itali i mban me dado. I kanë përzënë në Itali dhe se di se si rrinë pa i pa fëmijët. Goca 7, çuni 3 janë moshat e fëmijëve.

Ai ka qenë në arr est dhe ka vazhduar gruaja me biznesin, ata patën konf likt dhe biznesin e ka vazhduar ajo. Ajo ka qenë me lloj lloj shoku aty edhe si mund të durojë ai që të vijë gruaja aty. Aty e la, nuk e di se si e kanë lënë, të rrijë në shtëpi të vet por në arr est. Këta vetëm e shtyjnë divorcin”, tha gruaja.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Dy motrat Lalo e pësojnë…

Motrat Lalo të cilat hodhën akuza mbi mjeken e spitalit Infektiv Migena Qato, pas humbjes …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *