Kryefaqa / Uncategorized / Pipero reagon pas infektimit me Covid: Më ndodhi edhe mua, lutem ta kaloj sa më shpejt…

Pipero reagon pas infektimit me Covid: Më ndodhi edhe mua, lutem ta kaloj sa më shpejt…

Sot një lajm i bujshëm shqetësoi shumë qytetarë, pasi mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv me koronavirus, edhe pasi bëri vaksinën anti-Covid para pak ditësh.

Ai sot ka qenë i pamundur të kontaktohej nga mediat, por ka ndarë me miqtë e tij në rrjete sociale një shënim, ku duket se e ka pranuar faktin që është infektuar edhe pas vaksinës, duke qenë se e njeta gjë ka ndodhur në shumë vende të botës.

Pipero thotë ndodhet në shtëpi nën kujdes mjekësor me parametra normalë, duke shpresuar që ta kalojë shpejt këtë sprovë të vështirë.

Ai i këshillon të gjithë kolegët e tij, që edhe pse bëjnë vaksinën anti-Covid të ruhen dhe të kenë kujdes, pasi ekziston mundësia të prekesh nga virusi, edhe pas vaksinës, pasi duhen disa ditë që trupi të krijojë antitrupat.

Shënimi i Pëllumb Piperos

Me ndodhi dhe mua!

Nga dje ne mesdite edhe une si mjaft kolege te mi rezultova pozitiv me Sars Cov 2 (Covid 19), dhe tani ndodhem ne kushte shtepie me trajtim mbeshtetes. Per shkak te situates shendetesore, edhe pse me simptoma te lehta, por edhe te ngarkeses psikologjike normale ne kete situate, e kam pasur te pa mundur te ndjek njoftimet e mediave, te cilat i falenderoj pa perjashtim, duke ju kerkuar ndjese pa fund qe nuk e kam pasur te mundur ti pergjigjem interesimit te tyre shume profesional dhe njerezor. Jam i sigurt qe kam mirekuptimin e tyre ne kete situate.

Falenderoj dhjetra miq, nuk e dija qe kisha kaq shume, qytetare, kolege dhe politikane qe me kane telefonuar e uruar sherim te shpejte, duke me ofruar dhe ndihme te pa kursyer nese situata shendetesore do e kerkoje. Nje mik gazetar e kishte krahasuar Covid 19 me nje “rulete ruse”, dhe eshte krahasim i gjetur, po kaq e vertete eshte edhe perpjekja mbinjerezore e bluzave te bardha kudo ne bote, edhe ne Shqiperi, qe jeten e pacienteve te semure me Covid 19 te mos e leme ne “dore te fatit rulet ruse”, por ti mjekojme e sherojme.

Une kam mjekuar me qindra qytetare deri tani, por tashme jam pacient, dhe nje pacient i veçante, i veçante per faktin se une jam infektuar pasi jam vaksinuar. Dhe ky fakt shtron mjaft pikpyetje, nje pjese e te cilave me ndihmen e kolegeve ka mare pergjigje qe sot, nje pjese presin pergjigje, ndaj se bashku me koleget e Institutit te Shendetit Publik po punojme per investigimin e rastit tim me te gjitha aspektet dhe se shpejti besoj do kemi nje pergjigje te plote.

Rasti im nuk eshte dhe nuk do te jete i vetmi, por ne vendin tone ndoshta eshte i pari, pasi raste te tilla jane raportuar ne shume vende te botes, vecanerisht me Izrael, ku eshte vaksinuar me shume se 30% e popullsise, dhe kjo ndodh e mund te ndodhe mbas marjes se dozes se pare te vaksines, pasi duhen se paku 2 jave te filloje prodhimi i antitrupave,(per hir te se vertetes analizat serologjike te bera ne disa laboratore, perfshire dhe Laboratorin Virologjik te ISHP konfirmojne IgG pozitive ne rastin tim) dhe ne fund te javes se trete niveli i imunitetit arrin 70-80%, e nje jave pas dozes se dyte mbrojtja eshte e sigurte dhe maksimale.

Ndaj eshte shume e nevojshme qe pas dozes se pare te vaksines te vazhdojme te kemi te njejtin kujdes si cdo person i pa vaksinuar. Kjo keshille vlen per te gjithe, sot per bluzat e bardha ne proces vaksinimi, dhe neser edhe per qytataret deri ne marjen e dozes se dyte te vaksines. Duke ju falenderuar te gjitheve, shpresoj dhe lutem ta kaloj sa me lehte kete sprove te veshtire, dhe besoj fort se do kem dhe mbeshtetjen dhe lutjet tuaja! Falemnderit

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Dy motrat Lalo e pësojnë…

Motrat Lalo të cilat hodhën akuza mbi mjeken e spitalit Infektiv Migena Qato, pas humbjes …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *