Kryefaqa / Uncategorized / “Zbërthehet” celulari i Tires, i gjejnë biseda me mjekë dhe infermierë…

“Zbërthehet” celulari i Tires, i gjejnë biseda me mjekë dhe infermierë…

Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet lidhur me rastin e sanitarës Tire Alldervishi, e cila kishte marrë para nga disa familjarë të pacientëve me COVID-19 duke u hequr si infermiere. Burime për Ora bëjnë me dije se hetuesi kanë hyrë në celularin e Alldervishit duke zbuluar edhe biseda të tjera që ajo bënte më të afërmit e pacientëve që ishin shtruar pas infektimit me COVID-19.

Në biseda, ajo fliste hapur për “pazarin” e saj duke u konfirmuar edhe gjendjen e të afërmëve të tyre. Për të vërtetuar se bisedat janë reale, prokurorët kanë nisur që të verifikojnë me radhë të gjithë personat që ka ka kontaktuar 52-vjeçarja për të vërtetuar denoncimin e vajzës që dha 8 mijë euro që ajo të kujdesej për të ëmën, e cila në fund ndërroi jetë. Përveç bisedës me familjarët, bie në sy se sanitarja ka komunikuar edhe me mjekët dhe infermierët e spitalit për gjendjen e pacientëve, megjithatë pritet të mësohet nëse ata kanë informacion lidhur me “bëmat” e saj.

Ndërkohë Alldervishi i është drejtuar gjykatës së Apelit duke kërkuar ndryshimin e masës së saj të sigurisë “arrest me burg” me pretendimin se ende nuk është negativizuar nga pandemia e koronavirusit dhe është rrezik infektimi. Ajo u denoncua pak jave më parë në media nga vajza e një pacienteje të sëmurë që humbi jetën nga Covid, që i kishte marrë sanitarja 8 mije euro. Ndërkohë ka pasur pretendime edhe nga persona të tjerë për të njëjtën skemë mashtrimi. Vetë autoritetet e spitalit “Shefqet Ndroqi” janë distancuar nga rasti duke pretenduar se nuk kanë pasur dijeni mbi ngjarjen.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Dy motrat Lalo e pësojnë…

Motrat Lalo të cilat hodhën akuza mbi mjeken e spitalit Infektiv Migena Qato, pas humbjes …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *