Kryefaqa / Uncategorized / Qytetari i nxori videon ku ajo e ofendon, reagon mjekja Anika Dokle: Na ngatërrojnë me Tiren…

Qytetari i nxori videon ku ajo e ofendon, reagon mjekja Anika Dokle: Na ngatërrojnë me Tiren…

Shefja e Qëndrës së Gruas në maternitetin “Koço Glozheni”, Anika Dokle ka reaguar pasi një qytetar publikoi videon e saj teksa e ofendonte dhe i bërtiste në ambientet e spitalit.

Sipas Dokles, ngjarja nuk ka qenë ashtu siç u raportua në rrjetet sociale, por ka qenë vetë qytetari që ka tentuar të qëllojë stafin mjekësor, pasi donte të hynte pa radhë me pretendimin se kishte urgjencë.

Më tej ajo shkruan se qytetari ka fyer dhe ka sharë me fjalor rruge, pasi njerëzit i identifikojnë të gjitha bluzat e bardha me “Tiren”.

Dokle ka thënë se për rastin është njoftuar policia dhe qytetari është shoqëruar jashtë institucionit.

Postimi i plotë:

Port(h)alet dhe vreri ndaj bluzave të bardha…

(reflektim pas parjes së një videoje të fragmentarizuar, në dukje qëllimisht)

Pasi thyejnë disiplinën epidemiologjike në spital dhe shtyjnë punonjësit e security-s, me pretendimin se kanë urgjencë(pa patur asnjë nevojë për shërbim urgjence), pasi refuzojnë të zbatojnë rregullin spitalor të pritjes sipas radhës, fyejnë, shajnë me fjalor rruge, identifikojnë të gjitha bluzat e bardha me “Tiren”, i agredojnë edhe fizikisht ata, arsye për të cilën njoftohet edhe Policia e Shtetit(rasti në video ka dhunuar fizikisht mjeke dhe infermiere e më pas është shoqëruar nga policia jashtë institucionit, gjë që nuk tregohet në video), gjejnë terren nëpër port(h)ale për të publikuar në mënyrë të pjesshme këtë marrëdhenie të deformuar prej kohësh.

*Video-n e plotë e disponojnë kamerat e sigurisë së spitalit.

Falë shembujve kriminalë në disa spitale, është thyer keqazi besimi edhe për spitalet ku u shërbehet mirë pacientëve.

Zot, ruaji bluzat e bardha!

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Dy motrat Lalo e pësojnë…

Motrat Lalo të cilat hodhën akuza mbi mjeken e spitalit Infektiv Migena Qato, pas humbjes …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *