Kryefaqa / Uncategorized / Italia mbyll Tik Tokun, një vajzë 10 vjeçare humbi jetën pas një sfide

Italia mbyll Tik Tokun, një vajzë 10 vjeçare humbi jetën pas një sfide

Prokuroria italiane ka hapur një hetim për një 10 vjeçare qe humbi jeten, pasi mori pjesë në një sfidë në rrjetin social Tik Tok.

Ndërkohë autoritetet italiane kanë njoftuar se kanë bllokuar përkohësisht aksesin në Tik Tok për përdoruesit që nuk mund të provojnë se janë mbi 13 vjeç.

Vajza nderroi jere në një spital në Palermo pasi u gjet të mërkurën nga motra e saj pesë vjecare në tualetin e familjes me telefonin e saj celular që u konfiskua nga policia.

Kompania “ByteDance” që ka në pronësi Tik TOk-un tha se nuk kishte mundur të identifikonte asnjë përmbajtje në site-n e tij që të kishte inkurajuar vajzën të merrte pjesë në ndonjë sfidë, por po ndihmon autoritetet në hetimin mbi nxitje të mundshme të vetëvr asjes.

“Siguria e komunitetit të TikTok është prioriteti ynë absolut. Për këtë arsye ne nuk lejojmë asnjë përmbajtje që inkurajon, promovon dhe glorifikon sjellje që mund të jenë të rrezikshme”, tha një zëdhënës i TikTok.

Prindërit e vajzës, thanë për la Repubblica-n, se vajza tjetër u kishte shpjeguar se e motra po luante lojën blackout. “Ne nuk dinim asgjë për këtë. Dinim vetëm se vajza jonë e përdorte TikTokun për kërcime dhe për të parë video. Nuk mund ta imagjinonim këtë mizori tha babaii vajzës.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Dy motrat Lalo e pësojnë…

Motrat Lalo të cilat hodhën akuza mbi mjeken e spitalit Infektiv Migena Qato, pas humbjes …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *