Një 58 vjeçar nga fshati Leshnicë është nisur me helikopter urgjent drejt kryeqytetit.
58 vjeçari me inicialet I.L mësohet të ketë pasur probleme serioze me frymëmarrjen çka i ka detyruar mjekët e spitalit të Pogradecit të kërkojnë një mjekim me të specializuar në spitalin Shefqet Ndroqi.
Pasi është dhënë ndihma e parë në Pogradec është nisur për mjekim më të specializuar pasi 58 vjeçari mësohet të ketë kaluar Covid-19 ndaj dhe për këtë sipas mjekve ka paraqitur probleme me shëndetin.
Burime të siguruara thanë se gjendja e 58 vjeçarit paraqitet më e stabilizuar./ Sot 7