Kryefaqa / Lajme / Mbi 40 gjoba para aksidentit në mes të Tiranës, kush është zyrtari i policisë që mbron Stiverjan Dashin

Mbi 40 gjoba para aksidentit në mes të Tiranës, kush është zyrtari i policisë që mbron Stiverjan Dashin

Një aksident i rende ndodhi pak ditë më parë në Tiranë pranë ambasadës italiane, ku një mjet tip “BMW” u përplas me një “Skoda” në kryqëzim.

Nga aksidenti mbetën të plagosur dy persona. Gjithashtu u rrezikua edhe jeta e disa të tjerëve që ndodheshin në vendngjarje. Drejtues i BMW-së ishte i riu Stiverjan Dashi, i cili sipas Fax News është nipi i zyrtarit të Policisë së Shtetit, Arben Dashi.

I riu po ecte me shpejtësi tepër të lartë dhe ishte shkaktar i aksidentit, por pas gjithë kësaj, sipas referimeve të vetë Policisë së Tiranës, ndaj tij nuk pati asnjë përgjegjësi penale, e madje ai mundi dhe këtë herë të shpëtonte vetëm me marrjen e një gjobe. Për Stiverjan Dashin e gjithë ngjarja kaloi pa shumë zhurmë dhe ditët e para u tentua të mbahej e fshehtë.

Gjithashtu u mësua se i riu vazhdimisht kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe ishte gjobitur mbi 40 here, por mesa duket fakti që ka xhahxain e tij drejtues në Polici, ia lejon këtë gjë!

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Gjykata e Pogradecit mbyll dyert, 8 punonjës infektohen me COVID-19

Kanë shpërthyer infektimet në Gjykatën e Pogradecit, ku 8 punonjës kanë rezultuar pozitivë në testin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *