Kryefaqa / Uncategorized / Erë ‘e çmendur’ dhe rrebeshe shi gjatë fundjavës, meteorologia bën PARASHIKIMIN

Erë ‘e çmendur’ dhe rrebeshe shi gjatë fundjavës, meteorologia bën PARASHIKIMIN

Adiola Bani, meteorologe pranë Meteoalb tha për Top Channel se gjatë fundjavës do të kemi reshje të dendura shiu. Sipas saj kryesisht reshjet do të jenë të përqendruar në Veri dhe në Jug të vendit por nuk do të mungojë prezenca e tyre edhe në Shqipërinë e mesme.

Reshjet intensive do të shtohen ditën e shtunë gjatë pasdites ku do të ketë edhe rrebeshe. Ndërkohë problematike do të jetë edhe era e fortë ku në det të hapur do të arrijë deri në 80 km/h duke vështirësuar lundrimin.

“Dita e sotme do të sjelle vetëm rrebesh në zonën veriore dhe jugore. Do të vazhdojë e njëjta situatë edhe të shtunën, por pasditja dhe e diela sjell fuqizim të reshjeve në të gjithë vendin, kryesisht reshjet do të jenë mesatare. Ndërsa do të ketë reshje intensive. Pasdite të dielën ka ulje të shirave por më pas nisin reshjet e tjera. Herë pas here në Shkodër Lezhe, Fier Vlorë, Gjirokastër mund të ketë përmbytje. Është situatë e përkohshme që nuk zgjat shumë ditë. Nga dita e hënë do të rikthehet moti i kthjellët por temperatura të ulëta. Do të jetë edhe erë shumë të fortë. I kalon edhe 80 km / h në det të hapur,”-tha Adiola Bani.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Dy motrat Lalo e pësojnë…

Motrat Lalo të cilat hodhën akuza mbi mjeken e spitalit Infektiv Migena Qato, pas humbjes …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *