Kryefaqa / Lajme / Ema Andrea flet për herë të parë për divorcin: Kam besuar në dashuri, ngela shtatzênë dhe…

Ema Andrea flet për herë të parë për divorcin: Kam besuar në dashuri, ngela shtatzênë dhe…

Artistja e njohur dhe aktorja Ema Andrea, si rrallë herë, ka folur sot për jetën e saj private.

Aktorja ka treguar se ngeli shtatzënë kur ishte në fakultet dhe me bashkëshortin u ndanë kur vajza e tyre Sara ishte futur në klasën e parë. Duke folur në programin “Historia ime”, Ema tha se divorci ka ardhur sepse ajo e kuptonte jetën ndryshe, kishte një stad tjetër rritje dhe kërkesa të tjera.

Mirela Milori: Pas sa kohësh erdhi divorci?

Ema Andra: Kur Sara ka shkuar në klasën e parë, ne ishim të ndarë. Ishte një provë që ne të dy e bëmë, sepse nuk ishte një vendim, nuk ia dolëm. Unë kisha një stad tjetër rritje, kërkesa të tjera, e kuptoja ndryshe jetën, bashkëjetesën, anën time profesionale, dashurinë për veten etj dhe babai i Sarës e ka kuptuar ndryshe këtë gjë. Jemi ndarë, ne sot vazhdojmë komunikojmë, duke biseduar. Kemi shkëputur lidhjet disa kohë sepse normal nuk ishte e lehtë, nuk kemi luftuar njëri-tjetrin, nuk kemi përgojuar njëri-tjetrin, nuk kemi lejuar as të tjerët, sa ka qenë mundësia ne të dy këtë gjë nuk e kemi lejuar.

Mirela Milori: Si ka qenë ai momenti me vajzën përdore, me dyer të mbyllura, në atë çoroditjen ekonomike dhe sociale të Shqipërisë në ato vite?

Ema Andrea: E di për çfarë më vjen keq për atë periudhë? Dëshpërimin tim ia kam kaluar dhe Sarës, me gjithë përpjekjet e mia për mos ia kaluar.

Mirela Milori: Ema unë të mbaj mend si një ndër vajzat më të bukura të Tiranës. Gjithmonë ke rënë në sy. Kur kaloje tek rruga e Kavajës ishte një kështu “po kalon Ema”. Dihej visheshe me të zeza, ishe një vajzë shumë simpatike dhe shumë pak kohë ishe vajzë sepse ti u martove shpejt, vjen Sara. Si ishte martesa jote?

Ema Andera: Unë kam qenë dhe jam një person romantik, kam besuar në dashuri. Ëndrrat e mia kanë qenë të studioj jashtë, kur kam qenë adoleshente ëndrrat kanë qenë të lidhura me arti dhe pastaj me mënyrën e të jetuarit. Më ka pëlqyer të jetoj e pavarur edhe ëndërroja këtë jetën që nuk gjykojnë, nuk paragjykojnë. Në Shqipëri po të qeshësh në mëngjes, të thonë a ke pirë? Që do të thotë ka qenë shumë e vështirë të jesh vetvetja në shoqërinë tonë.

Unë ngela shtatzënë kur isha në fakultet në vitin e tretë dhe natyrisht që nuk kisha ndërmend të bëja ndonjë zgjidhje pragmatike midis vetes dhe fëmijës, janë ato shenja që ti jep një Univers, besoj se ka qenë fati im më i madh sepse më ka bërë të hyj në një stad të mrekullueshëm shpirtëror, përgjegjësie, në raport me veten, në raport me shoqërinë dhe për të gjitha zgjedhjet që janë bërë më pas.

Nëna ime më ka thënë ne mund ta rrisim fëmijën bashkë, unë do të respektoj çdo dëshirë tënden. Bëhet fjalë për vite shumë të ashpra për të bërë të tilla zgjedhje por jam rritur nga ajo nënë. /tvklan.al

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Gjykata e Pogradecit mbyll dyert, 8 punonjës infektohen me COVID-19

Kanë shpërthyer infektimet në Gjykatën e Pogradecit, ku 8 punonjës kanë rezultuar pozitivë në testin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *