Premtimi i dhënë nga Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan për ndërtimin e Spitalit të ri të Fierit përpara 25 prillit, si dhe për mbështetjen qe ka treguar ndaj Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues të një viti më parë, ka bërë mjeshtrin e polifonisë, Guri Rrokaj dhe fierakët ti kushtojnë një këngë atij.
Nën tingujt e muzikës tradicionale shqiptare këngëtarët nga Fieri i kanë kënduar presidentit turk “Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj”, thuhet në një pjesë të këngës.