Kryefaqa / Lajme / Merret vendimi/ Universitet do vazhdojnë online. Rakacolli: Ndenja në konvikte përhap virusin

Merret vendimi/ Universitet do vazhdojnë online. Rakacolli: Ndenja në konvikte përhap virusin

Universitet do të vazhdojnë me mësimin online. Këtë kanë bërë të ditur anëtarët e Komitetit të ekspertëve ditën e sotme.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, teksa ka folur për vendimin se Universitetet vazhdojnë mësimin online, ka thënë se një nga shkaqet ka qenë dhe frika e shfaqjes se variantit të ri të Covid-19, i cili për herë të parë në Britani.

Në fjalën e saj që mbajti në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve ajo ka thënë se është vënë re se varianti i ri prek më shumë moshat e reja, kryesisht të moshës 15-24 vjeç, sakaq ka shtuar se këto të fundit, mund t’ua transmetojnë dhe moshave të tjera.

“I dimë shumë mirë sfidat që ka mësimëdhënia online. Ajo që dua të them është se me shfaqjen e varianteve të reja, qfoftë dhe në Britani apo në vende të tjera, është vënë re se moshat se moshat e reja 15-24 vjeç, jo vetëm që preken por aktualisht ata shërbejnë edhe si te moshat e tjera. Është një vendim jo i dëshirueshëm, por është një vendim që duhet marrë për një kohë të caktuar. Shpresojmë që vaksinimi do të na sjellë vërtetë buzëqeshjen.“- ka thënë ajo.

Ndërsa Najada Çomo tha se jane 4000 persona që janë shtruar në 4 spitalet, brezi i studentëve është i fuqishëm, por infektojnë shumë në auditore, për shkak të frekuentimit, dhe janë portë hyrje për ta dërguar virusin brenda familjeve të tyre. Më mirë të kesh auditoret bosh sot dhe spitalet bosh nesër, se e kundërta.

Rakacolli: Komiteti ka ndjekur me vëmendje zhvillimin e situatës në vend dhe kudo në botë që të propozojmë në kohen e duhur masat për frenimin e epidemisë. Nga 6 janari e tani kemi incidencë rritje që se kemi pasur në dhjetor. Kemi parë më me vëmendje se kjo rritje është shoqëruar me rritje të moshave 15- 24 vjeç. Në mbledhjet që kemi zhvilluar kemi vendosur që krahas masave aktuale edhe mësimi në universitet të vazhdojë online, se edhe ndenja në konvikte e shton infeksionin mund të kthehen në vatra potenciale. Dihet që Tirana ka përqendrimin më të lartë të popullsisë. Edhe këta studentë që kemi në Tiranë shkojnë më vonë në shtëpitë e tyre që bën zgjerimin e infeksionit, prandaj e zgjatëm vendimin për mësimin online.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Gjykata e Pogradecit mbyll dyert, 8 punonjës infektohen me COVID-19

Kanë shpërthyer infektimet në Gjykatën e Pogradecit, ku 8 punonjës kanë rezultuar pozitivë në testin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *