Kryefaqa / Lajme / Humbi vëllanë dhe shtëpinë nga flakët, Bashkia e Pogradecit: Do t’jua ndërtojmë nga e para…

Humbi vëllanë dhe shtëpinë nga flakët, Bashkia e Pogradecit: Do t’jua ndërtojmë nga e para…

Një ngjarje e rëndë ndodhi tre ditë më parë në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku një shtëpi u shkrumbua ndërsa një 42 vjeçar humi jetën.

Në katin e paarë jetonte Nikolin Xhukellari me bashkëshorten e tij dhe fëmijët e vegjël, ndërsa në katin e dytë vëllai i tij që humbi jetën.

Lexo: “Morëm fëmijët zbathur”, Nikolin Xhukellari: Nuk munda të bëja asgjë për të shpëtuar vëllanë.

Por duket se familja nuk ka mbetur pa mbështetje pasi Bashkia Pogradec njofton se që ditën e djeshme, banesa është prishur he do të bëhet nga e para.

“Kemi nisur nga puna për të bërë të mundur sa më shpejt rindërtimin e banesës nga e para, aty ku ishte dhe më e mirë nga sa ishte! Deri në rindërtimin e saj familja do të trajtohet me bonus qeraje për t’u strehuar përkohësisht në një banesë tjetër. Bashkë me fondacionet humanitare (Diakonia), u bë e mundur të dërgohen edhe paketa ushqimore e veshmbathje. Ngushëllime të sinqerta, bashkarisht do ja dalim!”, thuhet ne njoftimin e pare te Bashkise.

Ndersa diten e djeshme bashkia ka njoftuar:

Asnjë ditë e humbur, filluam sot prishjen e godinës së banesës së djegur në Vërdovë për ta rindërtuar të re. Ndërkohë pas thirrjes tonë, një tjetër fondacion humanitar “Uji i Gjallë” dërgoi pranë familjes ushqime dhe veshmbathje për të përballuar ditët e vështira.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Gjykata e Pogradecit mbyll dyert, 8 punonjës infektohen me COVID-19

Kanë shpërthyer infektimet në Gjykatën e Pogradecit, ku 8 punonjës kanë rezultuar pozitivë në testin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *