Gazetarja Jonida Shehu ka deklaruar se një familjar dhe i njohuri i saj sa herë që shkon në spitale i bën paratë pesë mijë lekësha e dy mijë lekësha, në mënyrë që të japin rushfet.
E pranishëm në “Opinion”, përballë ministres Ogerta Manastirliu, Shehu tha se është shokuar nga kjo gjë.
“Unë kam raste konkrete, një i njohuri, i afërmi im…jam skandalizuar. Më thoshte se sa herë që nisej për në spital, i bënte paratë pesë mishe e dy mishe, që t’i kishte gati për tu dhënë atyre. Se më tha ‘nuk futem dot aty po su dhashë lekë dhe rojeve e pastrueseve,”- tha Shehu.