Kryefaqa / Uncategorized / Tirja kërkon lirimin në apel: Jam me Covid, mund t’jua ngjis të tjerëve

Tirja kërkon lirimin në apel: Jam me Covid, mund t’jua ngjis të tjerëve

Sanitarja e spitalit COVID-2, Tire Alldervishi, ka kërkuar në Gjykatën e Apelit që të lirohet nga masa e “arrest me burg” për shkak se është e infektuar nga pandemia e koronavirusit.

Alldervishi pretendon se ka qënë edhe vetë e shtruar në spital për shkak se ishte e infektuar, por ende nuk është negativizuar dhe për këtë arsye përbën rrezik për të infektuar të tjerë në qelitë e paraburgimit.

“Unë kam qenë vetë e infektuar me COVID-19 dhe isha shtruar në spital. Por ende nuk jam negativizuar. Kështu jam rrezik për të infektuar të tjerët në qelitë e paraburgimit,”-shkruan ajo në kërkesën e saj. Duke nxjerrë për herë të parë edhe një alibi, të cilën nuk e ka përmendur në seancën e parë gjyqësore ku edhe iu caktua masa e sigurisë.

Tire Alldervishi shërbente si sanitare në spitalin Covid-2, ndërsa tashmë është pas hekurave. Ajo u hoq si infermiere dhe mashtroi vajzën e një zonje të infektuar me Covid-19, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë më vonë, dhe i zhvati 8 milionë lekë. Mashtrimi u zbulua dhe Alldervishi ran ë pranga, ndërkohë që tashmë bijon hetimi pasi dyshohet se fshihen të tjerë persona pas sanitares.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Dy motrat Lalo e pësojnë…

Motrat Lalo të cilat hodhën akuza mbi mjeken e spitalit Infektiv Migena Qato, pas humbjes …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *