Kryefaqa / Speciale / Lira Gjika ne mbrojtje te ketyre grave

Lira Gjika ne mbrojtje te ketyre grave

Nga pediatrja Lira Gjika

 

Aborti është një problem social, ku gruaja është ajo që pëson, si eksperiencën e abortit po ashtu, përdorje, nënshtrimin, etiketimin dhe përçmimin. Kjo mënyrë e të përftuarit të abortit si një problem apo mëkat i gruas, është një mënyrë patriarkale dhe opskurantiste, ku gruaja trajtohet si një objekt nën urdhrat e një mentaliteti moralist, pa moral, ku ata që nuk kontrollojnë dot veten, etiketojnë gruan dhe marrin vendime në kurriz të gruas.

 

Marrin vendime, duke i mohuar të drejtën e saj, që të vendosë vetë për trupin e saj, se kur duhet të rrisë një jetë të re brenda trupit të saj. Është e vërtetë që aborti është një vendim dhe veprim i rëndë, por në stadin ku është shoqëria njerëzore, kjo e drejtë e gruas, që duan t’ia mohojnë, është një arritje, është emancipim. Është emancipimi dhe edukimi i njeriut dhe shoqërisë, që do të influencojnë, që njeriu, femër dhe mashkull, të njohë trupin dhe veten më mire, të njohë vlerën e jetës dhe të dijë të veprojë pa pasur nevojë për të përdorur abortin.

 

Kur meshkujt të ndërgjegjësohen se sperma nuk është një “lëng fiziologjik” por një masë e gjallë që duke u bashkuar me vezën e gruas merr “rrugë” jeta e re dhe kur gruaja të mos gjendet më shtatzënë, por të vendosë ajo kur duhet të ndodhë shtatzënia, atëherë kjo e drejtë nuk do të jetë më e nevojshme.

 

Pa u arritur ky nivel marrëdhënie, aborti do të jetë një e drejtë e gruas. Gjithë kjo propagandë antiabort, kur në të njëjtën kohë shoqëria me krenari dërgon djem dhe vajza të reja në luftë, për të mbrojtur ide apo vende dhe këtë “gjë” e quajnë nder i madh, pra e legalizojnë vdekjen si nder e lavdi. Kur vjen puna për jetën dhe të drejtën e gruas, ngrihen moralistët dhe dhunshëm imponohen duke përdorur edhe pushtetin, që ti mohohet gruas kjo e drejtë.

 

Kjo mënyrë të sjelluri është produkt tipik patriarkal, është pushtet mbi jetën dhe të drejtat e gruas si një person më vete dhe e lirë. Këtë liri dhe të drejtë gruas, si një person më vete dhe e lire, ky kontigjent kërkon t’ia mohojë.

 

*Marrë nga facebook-u i autores!

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Ky është shqiptari i parë që kalon Oqeanin Atlantik me varkë

Lirim Gula është shqiptari i parë që kalon Oqeanin Atlantik me varkë. Për 36 ditë, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *