Kryefaqa / Show Biz / Seriali i famshëm i Kardashianeve përfundon pas 14 vitesh në ekran, familja i bën stafit dhurata luksoze

Seriali i famshëm i Kardashianeve përfundon pas 14 vitesh në ekran, familja i bën stafit dhurata luksoze

Familja Kardashian shpenzoi një shumë të konsiderueshme parash për të falenderuar ekipin e “Keeping Up With The Kardashians” për punën e tyre të vështirë pas 14 vitesh në ekran. Kourtney, Kim, Khloe dhe e ëma e tyre Kris raportohet se kanë befasuar stafin me orët luksoze Rolex pasi xhirimet përfunduan pas 20 sezonesh.

Seriali ka nisur te transmetohet kur vajzat e familjes ishin akoma shume te vogla ne 2007, ndersa tani thuajse te gjitha jane bere nena me femije. Pervec modeles Kendall Jenner.

Familja e famshme i dhuroi kastit prej 30 vetash nga një orë që kushton rreth 10,000$ secila. Dhuratat e shtrenjta i kanë kushtuar klanit Kardashian rreth 300,000$ në total. “KUWTK’ filmoi episodin e fundit të Premten në mbrëmje, duke i dhënë fund rrugëtimit 15-vjeçar në ekran.

Ata organizuan një festë të vogël në natyrë në kujtim të shfaqjes që i bëri ata yje botërore. Burri i Kim, Kanye West mungonte pas thashethemeve që divorci midis çiftit është ‘i afërt’ pas një martese të trazuar 6-vjeçare.

Ata kane bashke 10 vite dhe Kim i uroi 10 vjetorin e marredhenies vetem pak kohe me pare.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Marin Mema: Kam 13 vite i lidhur me një vajzë

Eshtë një nga personazhet më të dashur dhe një nga gazetarët më të mirë që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *