Kryefaqa / Lajme / Hyn në farmaci pa maskë dhe refuzon ta vendosë, aktori i njohur nxirret jashtë

Hyn në farmaci pa maskë dhe refuzon ta vendosë, aktori i njohur nxirret jashtë

Bruce Willis është nxjerrë jashtë nga një farmaci në Los Angeles pasi refuzoi të mbante maskën në fytyrë. Aktori i famshëm reagoi pas lajmeve duke thënë se veprimi i tij ishte i gabuar.

65 vjeçari u fotografua të hënë duke hyrë brenda një farmacie në Klaiforni dhe më pas duke dalë pa maskë në fytyrë.

“Ishte një gabim në gjykim”- tha Willis për revistën People. “Qëndroni të sigurtë dhe le të vazhdojmë të mbajmë maskën.”

Viti e kaluar, kryebashkiaku i Los Angeles urdhëroi që maskat duhej të mbaheshin në çdo kohë jashtë ambienteve të shtëpisë për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19, me përjashtime të caktuara, përfshirë fëmijët nën dy vjeç dhe njerëzit me aftësi të kufizuara.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Video/ 58 vjeçari dergohet me helikopter në Tiranë

Një 58 vjeçar nga fshati Leshnicë është nisur me helikopter urgjent drejt kryeqytetit. 58 vjeçari …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *