Kryefaqa / Lajme / E lidhur me afrikanin 19 vite më të ri, aktorja shqiptare: Ja çfarë më tha ish burri kur e mori vesh

E lidhur me afrikanin 19 vite më të ri, aktorja shqiptare: Ja çfarë më tha ish burri kur e mori vesh

Para disa javësh u zbulua lidhja e aktores shqiptare, Adriana Matoshi, me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Adriana tregoi se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal dhe të dy u shprehën mjaft të lumtur për historinë e tyre të dashurisë.

Mirëpo fansat e Adrianës nuk e pritën mirë këtë lidhje, për shkak të diferencës 19-vjeçare që ajo ka me të dashurin.

Pas emisionit ku pranoi lidhjen, aktorja reagoi publikisht dhe tregoi se ndihet e lumtur e se një lidhje nuk e bën as njeri më të mirë e as më të keq. Ndërkohë, i dashuri i saj, e ka shprehur publikisht para të gjithëve dashurinë që ndjen për Adrianën.  Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar as reagimet nga personazhe të njohur e miq të Adrianës, të cilët e kanë mbështetur aktoren për marrëdhënien e re.

Sido që të jetë, ata vazhdojnë të shfaqin lumturinë e tyre në rrjetet sociale, duke theksuar kështu se janë “imunë” ndaj mendimit të të tjerve. Së fundmi, çifti simpatik po shijon një udhëtim në Valbonë, nga ku kanë pozuar tepër të lumtur.

Pasditen e sotme, Adriana ka qenë e ftuar në ‘Ftesë në pesë’, ku ka rrëfyer detaje tejet interesante për jetën e saj, e sigurisht edhe për Keith. Ajo tregoi se shkak i lidhjes së tyre është bërë një shoqe dhe pasi dolën disa herë e kuptuan se janë bërë për njëri-tjetrin.

“Ai njihte shoqen time dhe i kishte thënë për mua. Ne dolëm sepse ajo na shtyu të takoheshim dhe për shumë kohë shëtisnim bashkë dhe u njohëm. Aty kuptova sa i pjekur ishte Keith, por nuk pati asgjë më shumë. Pastaj kuptuam që ndjenim për njëri-tjetrin. Unë jam shumë e lumtur dhe për sa kohë do vazhdojë të ketë dashuri, kjo lidhje do të zgjasë. Por nuk shkoj larg me mendimet për të ardhmen pasi po shijoj momentin.”

Kujtojmë se Adriana është nënë e 4 fëmijëve, më i madhi prej të cilëve është 20 vjeç. Ajo pranon se fëmijët e kanë pritur mirë lidhjen e saj dhe e kanë mbështetur. Po ashtu, edhe ish-bashkëshorti e ka mbështetur lidhjen e saj dhe aktorja ka treguar se ai i ka thënë: “Ti gjithmonë ke ditur të zgjedhësh njerëz të bukur!”

Në vitin 2012 ajo ka qene me tumor ne koke ndersa ishte duke i dhene akoma femijes se vogel gji. Pas operacionit te veshtire duket se aktorja ka rilindur dhe nuk i interesojne me thashethemet por vetem te jetoje.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Video/ 58 vjeçari dergohet me helikopter në Tiranë

Një 58 vjeçar nga fshati Leshnicë është nisur me helikopter urgjent drejt kryeqytetit. 58 vjeçari …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *