Kryefaqa / Lajme / U hoq si infermiere dhe i mori vajzës së pacientes 8 mln lekë, ja kush është Tirja

U hoq si infermiere dhe i mori vajzës së pacientes 8 mln lekë, ja kush është Tirja

Personi që shihni në foto më poshtë është shtetësja Tire Alldervishi, sanitare te Spitali “Shefqet Ndroqi”.

Foto dhe emri i saj u bë sot publik pas një denoncimi nga vajza e një ish-pacienteje te ky spital, që fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Sipas vajzës së të ndjerës, Tirja i merrte asaj lekë duke u hequr si infermiere dhe ia shpërndante mjekëve dhe infermierëve të tjerë, por nuk i bënin shërbim pacientes.

Lexo edhe: “70 mijë lekë i ke pak për një natë”, vajza paguan për nënën me Covid: Aman se më përvëlohet zemra

Pas denoncimit të rastit, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë duke kërkuar shkarkimin e sanitares Tire Alldervishi dhe të ndiqen hapat e mëtejshëm ligjorë.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Video/ 58 vjeçari dergohet me helikopter në Tiranë

Një 58 vjeçar nga fshati Leshnicë është nisur me helikopter urgjent drejt kryeqytetit. 58 vjeçari …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *