Kryefaqa / Uncategorized / Pse gratë shtatzëna nuk mund të vaksinohen kundër Covid

Pse gratë shtatzëna nuk mund të vaksinohen kundër Covid

Profesori Elias Mosialos ka shpjeguar arsyen pse gratë shtatzëna nuk do ta marrin vaksinën kundër COVID-19.

Sipas tij, problemi qëndron tek fakti se nuk janë kryer prova specifike klinike të vaksinës Covid-19 në gratë shtatzëna dhe nuk dihet se çfarë rreziku mund të përbëjë ajo.

“Një nga grupet që nuk do të marrë akoma vaksinën Covid-19 do të jenë gratë shtatzëna. Përgjigja është shumë e thjeshtë dhe ka të bëjë me hartimin, jo vetëm të provave klinike të vaksinave të koronavirusit, por të të gjitha studimeve mbi sigurinë dhe efikasitetin e produkteve medicinale.

Sidoqoftë, nuk ka prova të pamjaftueshme për të sugjeruar përdorimin e vaksinave Covid-19 gjatë shtatzënisë, sepse gratë shtatzëna nuk u përfshinë në provat klinike”, tha profesori.

Aktualisht për njerëzit, të cilësdo moshë të dhënat e disponueshme nuk përbëjnë shqetësim për sigurinë e shëndetit ose efekte anësore të vaksinave.

Dhe duke pasur parasysh fillimin e afërt të vaksinimeve në Mbretërinë e Bashkuar , ai shtoi:

“Udhëzimet në MB, për shembull, rekomandojnë

-Shtyrjen e vaksinave derisa të përfundojë shtatzënia.

-Nëse një grua zbulon se është shtatzënë pasi ka marrë dozën e parë, duhet t’i ketë dhënë fund shtatzënisë para se të marrë dozën e dytë.

-Nënat e reja gjidhënëse mund të vaksinohen.

-Gratë shtatzëna që konsiderohen se i përkasin një grupi me rrezik të lartë, për shkak të faktorëve të tjerë shëndetësorë, duhet të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur pas përfundimit të shtatzënisë.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“Pseudogazetar, do jemi më të lumtur pa ty në ekran”, deputetja e PS përplaset me Marin Memën

Gazetari i Marin Mema, në emisionin e tij të fundit në “Gjurmë shqiptare”, trajtoi historinë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *