Kryefaqa / Lajme / Plane për fundjavën? Ja si parashikohet të jetë moti nesër dhe të dielën

Plane për fundjavën? Ja si parashikohet të jetë moti nesër dhe të dielën

Nëse keni plane për këtë fundjavë, sinoptikanët parashikojnë dy ditë me vranësira e kthjellime, ku nuk do mundojnë edhe reshjet.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira dhe reshje shiu të izoluara përgjatë vijës bregdetare.

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

Dita e diel do ketë mot me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Reshje parashikohen të bëhen prezente në orët e mbrëmjes me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Video/ 58 vjeçari dergohet me helikopter në Tiranë

Një 58 vjeçar nga fshati Leshnicë është nisur me helikopter urgjent drejt kryeqytetit. 58 vjeçari …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *