Kryefaqa / Uncategorized / Bebe Rexha: Në fillim nuk doja të tregoja se isha shqiptare, ja çfarë më bëri të ndryshoja mendje…

Bebe Rexha: Në fillim nuk doja të tregoja se isha shqiptare, ja çfarë më bëri të ndryshoja mendje…

Bebe Rexha na ka bërë të gjithëve krenarë me arritjet e saj dhe sidomos me faktin se i ka treguar të gjithë botës se nga vjen.

Pak ditë më parë, për festat e 28-29 nëntorit ajo na bëri zemrat mal, teksa doli të festonte rrugëve të SHBA së bashku me gjithë shqiptarët e tjerë që jetojnë atje.

Më pas, artistja me famë botërore ka vazhduar të festojë me familjen e saj në shtëpi. Bebe ka ndarë në Instagram disa video në të cilat shihet duke kërcyer me të afërmit e saj nën ritmet e muzikës tradicionale shqiptare. Familjarët e këngëtares shfaqen të gjithë të kapur përdore duke ja marrë valles në shtëpinë e tyre.

Mirëpo, duket se Bebe nuk ka qenë gjithnjë kaq krenare për origjinën e saj dhe ka patur ato momentet e saj të filllimit të karrierës kur donte të mos e tregonte faktin se ishte shqiptare.

Ajo ndau sot në Instastory një video ku shihej duke pirë kafe teksa në sfond dëgjohej kënga “Kafexhiu” e Free MC’s, duke shkruar: “Kënga ime e preferuar për momentin. Është një këngë shqiptare”.

Në një rrëfim të sinqertë që ka ndarë me fansat fill pas kësaj videoje, këngëtarja e mirënjohur shprehet se është rritur në SHBA dhe ka patur modele të tilla si Britney Spears apo Merilyn Monroe dhe donte të bëhej si to, duke mos treguar nga vinte.

Mirëpo, gjejeni pak kush e ka inspiruar të ishte vetvetja, pa barriera dhe pa sekrete? Kim Kardashian.

Bebe thotë se Kim duke treguar çdo gjë rreth vetes, është sot e njohur botërisht dhe tepër e suksesshme. Nisur nga ajo edhe Bebe ka kuptuar se origjina dhe kultura të cilës i përket është e rëndësishme dhe nuk duhet ta fshehim.

Kështu ajo premton se në të ardhmen do ndajë më shumë me fansat e saj rreth kulturës shqiptare.

Po mendoj së fundmi se, jam rritur në SHBA dhe sigurisht jam një fanse e madhe e Britney, Christina shumë ikonave të tjera, të cilave doja t’ju ngjaja, të isha si to. Dua të them, se doja ta bëja këtë gjë pa treguar rreth kulturës sime, nga vija,sepse nuk kishte asnjë shqiptar kaq të njohur në botë. Dhe nuk e di. Thjesht nuk mendoja se ishte “cool” të tregoje në media sociale rreth kulturës tënde, dhe kjo me të vërtetë më bëri lëmsh. Ka diçka për të cilën i jam mirënjohëse Kim Kardashian sepse të rritesh duke parë ikonën Merilyn Monroe me flokë bjond e sy blu, dhe më pas del një vajzë si Kim Kardashian, me format e mrekullueshme dhe që në fillim është treguar e sinqertë për origjinën e saj. Të tregosh kulturën tënde është me të vërtetë bukur. Kështu po përpiqem të them se do ju tregoj më shumë rreth kulturës sime sepse kultura shqiptare më ka ndryshuar dhe inspiruar si artiste, më ka formësuar si njeri dhe jam krenare për këtë. Kaq kisha për të thënë faleminderit që më dëgjuat. Ju dua.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Tirja kërkon lirimin në apel: Jam me Covid, mund t’jua ngjis të tjerëve

Sanitarja e spitalit COVID-2, Tire Alldervishi, ka kërkuar në Gjykatën e Apelit që të lirohet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *