Kryefaqa / Lajme / Britania nis vaksinimin e popullsisë nga java tjetër

Britania nis vaksinimin e popullsisë nga java tjetër

Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që miraton vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech për përdorim të gjerë.
Siç shkruan BBC, Rregullatori britanik, MHRA, thotë se vaksina, e cila ofron mbrojtje deri në 95% kundër Covid-19, është e sigurt për t’u përdorur duke nisur nga java e ardhshme.

Imunizimi mund të nisë brenda disa ditësh për njerëzit që janë pjesë e grupeve që do kenë përparësi për vaksinimin.

Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milion doza – të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milion njerëz, me dy injeksione secili.

Rreth 10 milion doza duhet të jenë në dispozicion së shpejti, dhe 800,000 të parat që mbërrijnë në Britaninë e Madhe në ditët në vijim.

Kjo është vaksina më e shpejtë ndonjëherë që ka kaluar nga koncepti në realitet, duke iu dashur vetëm 10 muaj kohë për të ndjekur të njëjtat hapa zhvillimi që normalisht zgjasin një dekadë, shkruan BBC.

Shefi Ekzekutiv i NHS, Sir Simon Stevens, tha se shërbimi shëndetësor po përgatitej për “fushatën më të madhe të vaksinimit në historinë e vendit tonë”.

Rreth 50 spitale janë në gatishmëri dhe qendrat e vaksinimit në vende të tilla si qendrat e konferencave janë duke u përgatitur nga tani.

Megjithëse vaksinimi mund të fillojë, njerëzit ende duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin rregullat e koronavirusit për të ndaluar përhapjen, thonë ekspertët.

Kjo do të thotë të mbash distancimin social dhe maskat, dhe të testosh njerëzit që mund të kenë virusin dhe t’u kërkosh atyre të izolohen.

Burimi: BBC

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Video/ 58 vjeçari dergohet me helikopter në Tiranë

Një 58 vjeçar nga fshati Leshnicë është nisur me helikopter urgjent drejt kryeqytetit. 58 vjeçari …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *