Kryefaqa / Lajme / Të gjithë në Korçë për fundjavë, beni kujdes në këto rrugë

Të gjithë në Korçë për fundjavë, beni kujdes në këto rrugë

Këtë fundjavë një pjesë e madhe e qytetareve kane zgjedhur qe per festa te shkojne ne Korçë, madje ne hotelet e ketij qyteti nuk gjen asnje dhome bosh.

 

Policia e Korçës i ka bërë apel qytetarëve të të bëjnë kujdes në aksin rrugore Korçë-Goricë, konkretisht në Qafë Bigëll, për shkak të prezencës së ngricës në rrugë, kryesisht gjatë natës.

 

Policia Rrugore, iu bën apel qytetarëve që të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në këtë aks rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.

 

Në dispozicion të qytetarëve janë numrat 112 dhe 129, të cilët mund të telefonojnë për çdo rast nevoje apo problematike të shfaqur.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“E bëra për humanizëm”

Një 26 vjeçar nga qyteti i Kavajës u vu pas hekurave ditën e djeshme. Ai …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *