Kryefaqa / Lajme / Pogradeci vijon të ketë rritje të numrit të rasteve pozitiv me Covid-19

Pogradeci vijon të ketë rritje të numrit të rasteve pozitiv me Covid-19

Qyteti i Pogradecit vijon të ketë rritje të numrit të rasteve pozitiv me Covid-19, ndërkohë që prej fillimit të pandemisë e deri këtë të premtë, na janë raportuar burime zyrtare nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pogradec, se në total janë 144 raste pozitive, 4 persona janë të hospitalizuar, 55 janë asimptomatikë, 211 janë kontakte, 355 të izoluar dhe të shëruar 5.

Këtë të Premte janë marrë pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor 18 mostra, 2 referime nga urgjenca, 14 referime nga mjeku i familjes dhe 2 kontakte.

Ndërkohë vazhdon bashkëpunimi me Policin e Shtetit për personat e vetkarantinuar, vijon komunikimi me mjekët e familjes për monitorimin e personave aktivë dhe kontakteve, gjithashtu vijon hetimi epidemiologjik në terren për gjurmimin e kontakteve të tjera.

Kjo njësi vijonë të jet në monitorim të situatës, pasi ende qytetarët po e neglizhojnë situatën e pandemisë ndërkohë infektimet shtohen dita ditës./Sot7

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Pilotja shqiptare në Dubai: Dua të hap një shkollë për pilotim në Shqipëri

Xhesina Xhika punon si stjuardesë por tregon se gjatë kësaj i lindi pasioni për pilotimin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *