Kryefaqa / Lajme / Në fshatin Podgorie të Korçës, bujkut i mbajnë kontributet

Në fshatin Podgorie të Korçës, bujkut i mbajnë kontributet

Emisioni Stop ka shkuar në fshatin Podgorie në Korcë, për të takuar shtetasin Vezir Çoçka, i cili në vitin 2008 ka paguar kontributet si bujk për veten dhe bashkëshorten për vitin 2007.

Pasi zonja ka mbushur moshën e pensionit, ka rezultuar, që pagesa e 2007-ës nuk është derdhur në sigurime. E njejta situatë edhe për Vezirin. Ne shkojmë në pikën postare të Vreshtasit, për të kuptuar, cfarë ka ndodhur me pagesat e zotit Vezir Cocka.

Atje na thonë, se ish punonjësi i ka vetë shënimet e pagesave. Por teksa grupi i xhirimit udhëtonte nga Vreshtasi drejt Korcës, një telefonatë vjen në numrin e Vezirit, që e njofton, se pagesat u kryen.

Për t’u bindur, që kështu ka ndodhur, u drejtuam dhe në Sigurimet shoqërore të Korcës, ku na u pohua, që problemi është zgjidhur nga Kryetari i degës së Kontributeve Bujar Laraku. Vezir Cocka mori në dorë vërtetimin e derdhjes së kontributeve për vitin 2007.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“E bëra për humanizëm”

Një 26 vjeçar nga qyteti i Kavajës u vu pas hekurave ditën e djeshme. Ai …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *