Kryefaqa / Lajme / “Ndoshta ia bëj qenit tim”/ Presidenti i Brazilit del kundër vaksinës për Covid

“Ndoshta ia bëj qenit tim”/ Presidenti i Brazilit del kundër vaksinës për Covid

Presidenti Jair Bolsonaro, ka deklaruar ditën e djeshme se ai nuk do të vaksinohet kundër koronavirusit, duke shprehur skepticizëm ndaj programeve të vaksinimit.

“Po ju them, nuk do ta marr. Është e drejta ime,“-ka thënë ai.

Brazili ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në botë, dhe pavarësisht se dhe vetë Bolsonaro ka qenë i infektuar në korrik ka qenë skeptik lidhur me seriozitetin e pandemisë. Ai gjithashtu është shprehur në dyshim për efektivitetin e mbajtjes së maskave, duke nënkuptuar se kishte pak prova përfundimtare për efektin e tyre në ndalimin e transmetimit të virusit.

Ndërsa, në muajin tetor, ai ka shkruar në Twitter se vaksinimi do të kërkohej vetëm për qenin e tij, duke shpallur hapur se asnjë nga brazilianët nuk do detyrohet të bëjë vakisinën.

Sakaq që prej fillimit të pandemisë në Brazil janë regjistruar 6,204,570 persona të infektuar dhe kanë ndërruar jetë 171,497 pacientë.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Pilotja shqiptare në Dubai: Dua të hap një shkollë për pilotim në Shqipëri

Xhesina Xhika punon si stjuardesë por tregon se gjatë kësaj i lindi pasioni për pilotimin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *