Kryefaqa / Lajme / Black Friday bën namin tek Teg-u, njerëz pa maska dynden nëpër dyqane në radhë…

Black Friday bën namin tek Teg-u, njerëz pa maska dynden nëpër dyqane në radhë…

‘Black Friday’ përveçse ka bërë që njerëzit të dynden nëpër qendra tregtare për të përfituar nga uljet e çmendura të kësaj dite, ka krisur dhe marrëdhënien mes qeverisë dhe biznesmenit Samir Mane. Ka qenë vetë numri dy i qeverisë, Erion Braçe, ai që u ka bërë thirrje autoriteteve ligjvënëse që të zbatojnë ligjin për të gjithë.

Brace ka publikuar video teksa tregon radhën e madhe të makinave që drejtohen për nga qendra tregtarë që është në pronësi të Balfin Group e kryesuar nga Samir Mane. Brace e konsideron papërgjegjshmëri totale këtë dyndje njerëzish për shkak të Covid-19 dhe bën thirrje për zbatimin e ligjit.

“KJO ESHTE CMENDURI! Po kthehem nga Divjaka dhe, tani, gjendja ne rrethrotullimin e Qendres Tregetare TEG eshte kjo! Po e perseris; SE PARI, KJO ESHTE GRYKESI E LLOJIT TE TREGTAREVE QE SHPIKEN TE PREMTEN E ZEZE E QE ZGJAT PREJ TRE JAVESH; SE DYTI, KJO ESHTE PAPERGJEGJSHMERI TOTALE E NJEREZVE QE BLERJEN KOT E KANE KTHYER NE ZGJATIM TE TRUPIT! Kjo eshte arsyeja qe Tirana eshte vatra me e madhe e Covid; Keta njerez jane arsyeja pse Durresi, Korca, Shengjini, Vlora etj vijojne te kene numra te larte infektimesh! Mungese respekti me te madhe se kjo ndaj mjekeve, infermiereve ne qendra shendetesore e spitale, farmacisteve, te gjithe punonjesve publike te shendetesise qe prej 9 muajsh rrezikojne jeten, nuk ka! Sa turp! I kerkoj cdo agjencie ligjzbatuese qe eshte ne detyre, te merret tani me kete cmenduri ne cdo qender tregetare ne Tirane, pa bere dallim e drejte duke zbatuar ligjin per te gjithe!”- shkruan Braçe krah videos.

Më herët Dosja.al publikoi edhe foto nga qendra tregtare TEG, konkretisht në dyqanet e ZARA-s ku qindra njerëz në radhë, pa maska e pa ditancë presin të përfitojnë nga uljet.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Pilotja shqiptare në Dubai: Dua të hap një shkollë për pilotim në Shqipëri

Xhesina Xhika punon si stjuardesë por tregon se gjatë kësaj i lindi pasioni për pilotimin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *