Kryefaqa / Uncategorized / Emocione tek “E diela shqiptare”

Emocione tek “E diela shqiptare”

Fatmiri, një djalë i birësuar është thirrur nga bashkëshortja ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, për t’i bërë surprizën më të bukur në jetën e tij. Me ndihmën e stafit të emisionit ajo gjeti motrat e saj nga babai i tij i ndjerë dhe nënën e tij e cila ka 3 djem dhe 2 vajza të tjera.

Ardit Gjebrea së bashku me Fatmirin dhe bashkëshorten shkuan në Baldushk ku ndodhej nëna e tij e moshuar dhe i bënë surprizën e bukur. Nëna ka rrëfyer se djalin ia kishte marrë bashkëshorti i parë kur ishte vetëm 3 muajsh sepse kunati i mori jeten babait te saj. Pas kësaj ngjarje ia morën djalin dhe e çuan në shtëpinë e fëmijës. Pavarësisht përpjekjeve të saj ajo nuk arriti ta gjente Fatmirin deri ditën e sotme, pas 45 vitesh.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për jetën tënde, sa fëmijë ke ti?

Hava: Kam 5 fëmijë.

Ardit Gjebrea: Si ka qenë jeta jote?

Hava: Jeta ime ka qenë e vështirë.

Ardit Gjebrea: Pse?


Ardit Gjebrea: Si ia kishe vënë emrin?

Hava: Fatmir.

Ardit Gjebrea: Po ti ia ke vënë dhe një djali tjetër këtë emër. Ia vure emrin prej Fatmirit?

Hava: Ia vuri vjehrra ime.

Ardit Gjebrea: I kishe treguar ti vjehrrës?

Hava: Po.

Ardit Gjebrea: Ti u martove prap. Ishe e martuar edhe më parë?

Hava: Po pra.

Ardit Gjebrea: Ti ishe e martuar dhe lindi djali i vogël Fatmiri. Pse ta morën?

Hava: Ma mori dhe më tha që do e rris vetë, pastaj kur e mora vesh unë, ata e kishin çuar në shtëpinë e fëmijës.

Ardit Gjebrea: A e ke menduar ndonjëherë djalin?

Hava: E kam menduar, e kam kërkuar po nuk ma kanë dhënë.

Ardit Gjebrea: Ku ke bërë kërkesë?

Hava: Në Elbasan, në gjendjen civile, e kam të vështirë Ardit.

Ardit Gjebrea: E do zemra e nënës ta takojë atë djalë?

Hava: Po si se do, ai ishte i pafajshëm. Erdhën ma morën, kam kaluar shumë strese. Shkoja nëpër spitalet, kam kaluar disa herë strese, me ilaçe, zemër, tension etj.

Në këto momente shfaqet Fatmiri me gruan dhe shkon e përqafon nënën e tij pas 45 vitesh. Një moment mjaft emocionues dhe përlotës për të gjithë. /tvklan.al

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Tirja kërkon lirimin në apel: Jam me Covid, mund t’jua ngjis të tjerëve

Sanitarja e spitalit COVID-2, Tire Alldervishi, ka kërkuar në Gjykatën e Apelit që të lirohet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *