E shtunë , Nëntor 28 2020
Kryefaqa / Lajme / Papa pëlqen foton provokuese të modeles braziliane, Vatikani nis hetimin

Papa pëlqen foton provokuese të modeles braziliane, Vatikani nis hetimin

Vatikani ka deklaruar se po heton pasi llogaria zyrtare e Papës në Instagram “pëlqeu” një foto të një modeleje braziliane. Është ende e paqartë se kush e ka pëlqyer këtë foto të Natalia Garibotto, që shfaqej në një pozë provokuese.

Zyrtarët në Selinë e Shenjtë thuhet se po hetojnë se si kjo mund të ketë ndodhur kjo në llogarinë e Papës. Ata i janë drejtuar platformës Instagram, për shpjegime.


Llogaria zyrtare e Papës në Instagram, ka 7.4 milionë ndjekës në të gjithë botën. Burime pranë zyrës së shtypit të Vatikanit njoftuan se llogaritë “menaxhoheshin nga një ekip punonjësish.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Në fshatin Podgorie të Korçës, bujkut i mbajnë kontributet

Emisioni Stop ka shkuar në fshatin Podgorie në Korcë, për të takuar shtetasin Vezir Çoçka, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *