E shtunë , Nëntor 28 2020
Kryefaqa / Lajme / Në fundjavë nisin reshjet e para të borës, njihuni me parashikimin e motit

Në fundjavë nisin reshjet e para të borës, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët. Gjatë pasdites vranësirat do të shtohen duke bërë që të shtunën në zonat malore të fillojnë reshjet e para të borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 09°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 18°C.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell dhe në zonat malore do të nisin reshjet e para të borës. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 12°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytet kryesore në Shqipëri:


Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Në fshatin Podgorie të Korçës, bujkut i mbajnë kontributet

Emisioni Stop ka shkuar në fshatin Podgorie në Korcë, për të takuar shtetasin Vezir Çoçka, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *