E shtunë , Nëntor 28 2020
Kryefaqa / Lajme / Ishte shtruar në spitalin e Pogradecit, humbi jetën pa marrë përgjigjen e tamponit

Ishte shtruar në spitalin e Pogradecit, humbi jetën pa marrë përgjigjen e tamponit

Një 67 vjeçar raportohet se ka humbur jetën ditën e e enjte nga Covid-19 në spitalin e Pogradecit.

I moshuari mësohet se ishte shtruar në repartin infektiv në spitalin e Pogradecit pasi kishte shfaqur shenja të Covid-19.

Raportohet se 67-vjeçarit ishte marrë vetëm ditën e enjte një tampon.

Por burri nuk e mësoi dot përgjigjen, pasi rezultati nuk ka dalë ende.

I ndjeri ishte vendosur ditën e mërkurë në pavijonin infektiv, në reanimacion, pasi kishte shfaqur simptoma të Covidit.

Viktima rezulton të ketë qenë me diabet dhe sëmundje të tjera shoqëruese çka ka rënduar gjendjen e tij.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Në fshatin Podgorie të Korçës, bujkut i mbajnë kontributet

Emisioni Stop ka shkuar në fshatin Podgorie në Korcë, për të takuar shtetasin Vezir Çoçka, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *