E shtunë , Nëntor 28 2020
Kryefaqa / Uncategorized / 20 vjeçarja niset për në Greqi, por kur i kontrollohet testi i Covid në kufi…

20 vjeçarja niset për në Greqi, por kur i kontrollohet testi i Covid në kufi…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në doganën e Kakavijës, ku një 20-vjeçare është kapur me testin e fal sifikuar të covid-19.

 

Ajo duke ditur pasojat, sapo ka vënë re që efektivet greke në kufij po e kontrollonin imtësisht përgjigjen e tamponit, ka ikur me vrap. Top Channel mëson se e reja quhet Kostandina Tomaj, ndërkohë që në fletën e printuar prej saj ishte edhe logoja e një laboratori privat i licensuar për kryerjen e tamponëve por që nuk ka lidhje me veprimin e kryer nga 20-vjeçarja.

 

Së fundmi organet greke të sigurisë kane marre info se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë të cilat falsifikojnë përgjigjet e testeve negative të COVID-19 PCR , që shërbejnë së bashku me formën PFL, për të hyrë në territorin grek.

 

Dy ditë më parë janë arr estuar në territorin grek dy shtetas shqiptarë Idajet Tocka dhe Ina Veliu me test të fal sifikuar, të cilët u thanë autoriteteve greke se testet i kishin marrë në një agjenci udhëtimi në Korçë, ndërsa me gjasa janë të implikuar edhe policë shqiptare që shërbejnë në këtë pikë kufitare.

 

Sipas informacioneve të shërbimeve greke, dogana e Kapshticës eshte kthyer ne një pikë të kuqe për infektimin nga covid për Greqinë e Veriut.

 

Ditët e fundit, janë shtuar ndjeshëm numrat e të infektuarve që hyjnë në vend kjo doganë, përkundër doganës së Kakavijës, prej të cilës kanë hyrë një numër shumë i vogël të infektuarish.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

U diagnostikua vetëm 9 ditë më parë, 24 vjeçarja ndërron jetë në lule të rinisë

Një lajm tragjik dhe shumë i trishtë ky i ndarjes nga jeta të 24-vjeçares Valentina …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *