E shtunë , Nëntor 28 2020
Kryefaqa / Uncategorized / Nëna e 28 vjeçares që ndërroi jetë nga Covid: Shpirti im u bë engjëll…

Nëna e 28 vjeçares që ndërroi jetë nga Covid: Shpirti im u bë engjëll…

Një 28-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë mbrëmjen e të hënës për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Emanuela Dalipi nga Tirana ishte shtruar prej tre ditësh në shërbimin intensiv të Infektivit për shkak të koronavirusit, por nuk ka mundur t’ia dalë.

Mësohet se 28-vjeçarja ishte në muajin e pestë të shtatëzanisë në njërin prej reparteve të kirurgjisë teksa mjekët përpiqeshin t’i jepnin ndihmë pas hemorragjisë së brendshme që kishte pësuar.

Kjo është hera e parë që ndërron jetë një grua shtatzënë e infektuar me koronavirus.

Pas ngjarjes tragjike ka ardhur edhe reagimi i së ëmës së 28-vjeçares. Ajo ka shpërndarë një foto të së bijës në rrjetet sociale, duke shkruar:

Mbrëmjen e djeshme koordinatori i Reanimacionit për Covid-19, Krenar Lilaj ka treguar detaje lidhur me ndërrimin e jetës së 28-vjeçares.

I ftuar në emisionin “Open”, ai ka treguar se e reja kishte probleme me aparatin respirator dhe shtatzënia i kishte shkaktuar komplikacione.

“Një e sëmurë me covid e cila kishte insuficencë të rëndë respiratore. Në kushte të tillë fëmija e ka të pamundur të mbijetojë, por ky komplikacion rëndon edhe nënën. Kjo ndodhi. Të gjithë gratë shtatzanë janë të rrezikuara. Të ruajnë veten,”-tha ai.

Ai ndër të tjera ka shtuar se ky ka qenë ndër rastet më të vështira dhe madje edhe bluzat e bardha janë prekur prej këtij rasti.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

U diagnostikua vetëm 9 ditë më parë, 24 vjeçarja ndërron jetë në lule të rinisë

Një lajm tragjik dhe shumë i trishtë ky i ndarjes nga jeta të 24-vjeçares Valentina …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *