E shtunë , Nëntor 28 2020
Kryefaqa / Uncategorized / Fuga: Sa të vijë vaksina në Shqipëri do dal vullnetar, 5G ma kanë injektuar me vaksinën e gripit

Fuga: Sa të vijë vaksina në Shqipëri do dal vullnetar, 5G ma kanë injektuar me vaksinën e gripit

Akademiku Artan Fuga ka dhënë lajmin e mirë se në Gjermani ka nisur informimi i popullsisë se do të nisë vaksinimi kundër COVID-19.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, profesor Fuga i referohet një burimi të sigurt dhe thotë se do të vaksinohen 80 persona në ditë.

Fuga zbulon se kur vaksina për COVID-19 të vijë në Shqipëri do të dalë vullnetar për ta bërë teksa ata që kanë frikë se mos i injektojnë 5G atëhere le të hapin krahun.

Postimi i Artan Fugës

Një lajm i mirë kundër Covid19

Burimet e mia, nëpërmjet rrjetit të informacionit prej dhjetra mijë vetësh të këtij profili, më njoftojnë se në Gjermani, ka nisur informimi i popullsisë nëpërmjet fletushkash të shpëndara në familje se do të nisë vaksinimi kundër virusi të Covid19.

Po sipas këtyre burimeve shumë të besueshme, thuhet se do të vaksinohet popullsia me transha prej 80 mijë vetësh në ditë. Duke përfshirë edhe ata që kanë tashmë një lloj imuniteti… si puna ime 🙂

Eshtë fillimi i fundit të këtij kalvari, shpresohet!

Sapo të vijë vaksina në Shqipëri, do të paraqitem vullnetar për ta bërë vaksinën! Kush ka frikë se mos me anë të saj i injektojnë 5 G, le të hapi krahun! Unë nuk kam frikë sepse 5 G ma kanë injektuar me vaksinën kundër gripit sezonal 🙂

Madje uroj ta kem 5 G e fortë sepse me këtë lidhje Interneti që kam në shtëpi, ndonëse e paguaj sa qimet e kokës, lidhja Internet më vjen me shkëputje, dhe kur shoh rregjistrimet me imazh më duket sikur jam duke ritransmetuar me ngadalësi ndonjë skenë goli në stadium. Dua dy orë të hap gojën. Hëpërhë nuk po e bëj publike logon e firmës ku jam klient sepse ende kam besim se do të japin cilësinë e shërbimit kundrejt pagesës!

Duan një vaksinë me 5 G! Hajde delir hajde!

Gjithsesi nga Gjermania na vjen lajm i mirë, nga poshtë, mbetet për ta verifikuar! Derisa të bëhet verifikimi i plotë i lajmit, mos bërtisni ende : Urrrrrrrah!

Edhe pak durim, kurajo, pa frikë!

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

U diagnostikua vetëm 9 ditë më parë, 24 vjeçarja ndërron jetë në lule të rinisë

Një lajm tragjik dhe shumë i trishtë ky i ndarjes nga jeta të 24-vjeçares Valentina …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *