E shtunë , Nëntor 28 2020
Kryefaqa / Lajme / Postimi romantik i kryeministrit Rama

Postimi romantik i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama dhe Linda Rama kanë festuar ditën e djeshme 10-vjetorin e tyre të martesës.

Kreu i qeverisë ka treguar një anë tjetër që shumë pak persona mund ta njohin- pikërisht faktin që është romantik.

Ai ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku shihet me Lindën, duke shkëmbyer një puthje, teksa i ka dhuruar asaj edhe një buqetë me lule.

 

 

Ata i thanë “po” njëri-tjetrit në 25 tetor të 2010 në një ceremoni me mbi 500 të ftuar të mbajtur në një nga restorantet e njohura të Tiranës.

Lajmi i martesës asokohë doli rrufeshëm një javë përpara dasmës sepse Rama dhe Linda arritën ta mbanin historinë e tyre larg vëmendjes së publikut deri në momentin kur nisën të shpërndaheshin ftesat e para të martesës.

Tashmë ata kanë një djalë së bashku, Zaho, i cili u lind më 24 korrik të 2014, dhe është vëlla i vogël i dy fëmijëve që ata kishin nga marrëdhëniet e mëparshme: Greg dhe Rea.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Në fshatin Podgorie të Korçës, bujkut i mbajnë kontributet

Emisioni Stop ka shkuar në fshatin Podgorie në Korcë, për të takuar shtetasin Vezir Çoçka, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *