Kryefaqa / Lajme / Ikin ditët me diell, ja cfarë na pret në fundjavë

Ikin ditët me diell, ja cfarë na pret në fundjavë

Ditëve të bukura me mot të kthjellët dhe diell duket se u vjen fundi gjatë kësaj fundjave pasi mbi vendin tonë do të ndikojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Për ditën e shtunë moti gjatë orëve të para të mëngjesit (dhe pjesën e parë të ditës) nis me diell si dhe shtim të vranësirave në pjesën e dytë të ditës më të përqendruara në zonën e veriperëndimit.

Në mesnatën e ditës së Diel nisin reshjet e shiut të cilat do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet do të vijojnë deri në orët e pasdites dhe më pas parashikohet gradualisht përmirësimi i kushteve atmosferike ku reshjet do të humbasin intensitet dhe do të mbeten lokale e të dobëta në formë pikash.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 1-10m/s nga kuadrati i jugut dhe valëzim në dete deri 0-1 ballë.

Temperaturat gjatë ditës së shtunë do të vijojnë në vlerat e ditëve të fundit ndërsa për ditën e Diel pritet rënie e tyre për shkak të reshjeve të shiut.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Pas shtatë muajsh flet Bajram Tusha

7 muaj më parë, emisioni Fiks Fare publikoi historinë  e një 17 vjeçareje në Sarandë, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *