Kryefaqa / Uncategorized / Rritje rekord e rasteve me Covid në Greqi. Maskat bëhen me detyrim

Rritje rekord e rasteve me Covid në Greqi. Maskat bëhen me detyrim

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi të enjten masa të reja që synojnë të përmbajnë një rritje rekord në infeksionet e koronavirusit.

Përdorimi i maskave jashtë do të bëhet i detyrueshëm, tha Mitsotakis në një fjalim drejtuar popullit.

Ndërkohë, autoritetet do të vendosin një shtetrrethim nga ora 00.30 e deri në orën 5:00 të mëngjesit në rajonet që i përkasin niveleve të rrezikut tre dhe katër në sistemin me katër nivele.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi të shtunën në orën 6 të mëngjesit.

Autoritetet shëndetësore njoftuan të enjten 882 raste të reja me koronavirus, si dhe 15 vdekje të reja.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

U diagnostikua vetëm 9 ditë më parë, 24 vjeçarja ndërron jetë në lule të rinisë

Një lajm tragjik dhe shumë i trishtë ky i ndarjes nga jeta të 24-vjeçares Valentina …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *