E shtunë , Nëntor 28 2020
Kryefaqa / Uncategorized / Pastori: Deklarata e Papës për gay-t është keqkuptuar. Biznesmeni: Pastor, të kanë fiksim…

Pastori: Deklarata e Papës për gay-t është keqkuptuar. Biznesmeni: Pastor, të kanë fiksim…

“Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtën e një familjeje. Askush nuk duhet të dëbohet, apo të ndihet keq për atë që është. Ajo çfarë ne duhet të krijojmë është një ligj për partneritetin civil. Në këtë mënyrë, ata do të jenë të mbuluar ligjërisht”, ka qenë deklarata e Papa Franceskut në filmin dokumentar që u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Romë ditën e djeshme.

Papa Francesku ka shtuar se e kishte mbështetur këtë më parë, duke iu referuar kohës kur ka qenë Arqipeshkv i Buenos Ajresit dhe ndonëse i kundërvihej martesave mes personave të të njëjti seks me ligj, mbështeste idenë e një lloj përkrahjeje ligjore për të drejtat e çifteve gay.

Kjo deklaratë e tij është komentuar në të gjithë botën duke ndarë opinionin në Pro dhe Kundra. Ai është falenderuar nga këngëtari Elton Johns dhe është quajtur hero aktorja Sharon Stone.

Për të disktuar rreth kësaj deklarate në emisionin Rudina në Tv Klan, kanë qenë të ftuar Pastori i Kishës “Ungjilli i Krishtit”,Akil Pano dhe ish-atletistja Klodiana Shala, ndërsa në një lidhje me Skype do jetë sipërmarrësi Elton Ilirjani dhe Xheni Karaj, aktiviste e të drejtave LGBTI e cila është karantinuar në shtëpi derisa të marrë përgjigjen e testit të Covid-19, pasi një i afërm ka rezultuar pozitiv. Pastori është shprehur se kjo deklaratë është keqkuptuar nga të gjithë, ndërsa Xheni dhe Eltoni shprehen se kjo deklaratë është revolucionare dhe historike.

Pastori Akil Pano: Deklarata e Papës është nxjerrë jashtë kontekstit, mund të duket si një lajm i mirë për komunitetin LGBT, por nëse e lexon deklaratën e tij nuk thuhet për legalizimin e martesave brenda të njëjtës gjini, por bëhet fjalë për një lloj mbrojtje që kisha dëshiron të japë përmes një shpallje të tillë publike në dimensionin e lidhjeve homoseksuale, flitet për një bashkëjetesë civile. Një ligj civil që do të krijojë mbrojtje financiare dhe sociale.

Rudina Magjistari: Papa është shprehur se edhe ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtë për një familje.

Akil Pano: Çdo qënie njerëzore që vjen në këtë botë ka të drejtën e një familje sepse të gjithë lindin përmes një prindi si qënie njerëzore të drejtat tonë mbrohen nga kushtetuta ndërkombëtare. Ky është lajm sepse Kisha ka qëndruar stoike në dogmatizimin e linjës së saj të doktrinës që lidhjet kundër natyrës, nuk janë lidhje të cilat i bekon Zoti.

Biznesmeni Elton Ilirjani ka dashur të bëjë bisedën me pastorin sa më shumë komike duke e komplimentuar atë dhe i thotë se shokët e tij amerikanë e kanë shumë qejf dhe e vlerësojnë shumë.

Elton Ilirjano: Unë e kam shumë qejf pastori, madje shumë miq të mi këtu në Neë York thonë sa pastor i bukur, e vlerësojnë shumë amerikanët se është i mirë. Madje edhe disa shoqe të mia shqiptare të kanë shumë qejf pastor. Ne jemi krijesa shumë të bukura të Zotit.

Akil Pano: Si të të drejtohem zoti apo zonja Ilirjani?

Elton Ilirjani: Zoti sepse unë jam mashkull. Çështë kjo martesa treshe që po flet? Kështu bëni ju dhe na godisni ne. Ju thoni që ne jemi njerëz që shkojmë me shumë persona, nuk është e vërtetë. Ne nuk shkojmë në marrëdhënie treshe. Ke shqiptarë aty që bëjnë gjëra shumë perverse dhe e ha unë, Xheni dhe shumë të tjerë.

Akil Pano: Zoti Ilirjan unë thashë që në momentin që legalizohet martesa brenda të njëjtës gjini, hiqet steka e moralit që do të thotë se mund të kemi 3 individë, mund të kemi 2 burra dhe një grua ose 2 gra dhe një burrë që duam të hymë në një martesë.

Xheni Karaj: Mos keqinformo publikun. /

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

U diagnostikua vetëm 9 ditë më parë, 24 vjeçarja ndërron jetë në lule të rinisë

Një lajm tragjik dhe shumë i trishtë ky i ndarjes nga jeta të 24-vjeçares Valentina …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *