E shtunë , Nëntor 28 2020
Kryefaqa / Uncategorized / Kadastra e Korçës mbyll dyert për qytetarët, 8 punonjës infektohen me Covid-19

Kadastra e Korçës mbyll dyert për qytetarët, 8 punonjës infektohen me Covid-19

8 punonjës të Kadastrës së Korçës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Mësohet se sapo punonjësit janë konfirmuar pozitivë, është marrë vendimi që Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Korçë të pezullojë punën dhe të mbyll dyert për qytetarët. Më datë 15 tetor kanë dalë me Covid-19 dy punonjës të cilët janë vetëkarantinuar.

Ndërkohë, disa punonjëës të tjerë kanë shfaqur shenja të Covid-19 dhe menjëherë u është marrë tamponi, ku bëhet me dije se janë konfirmuar pozitivë dhe 6 punonjës të tjerë. Si pasojë e numrit të lartë të të infektuarëve (8), u është marrë tamponi kontakteve të drejtpërdrejta të tyre, kurse pjesa tjetër e stafit është vetëkarantinuar.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

U diagnostikua vetëm 9 ditë më parë, 24 vjeçarja ndërron jetë në lule të rinisë

Një lajm tragjik dhe shumë i trishtë ky i ndarjes nga jeta të 24-vjeçares Valentina …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *