E shtunë , Nëntor 28 2020
Kryefaqa / Uncategorized / Vendimi për universitetet/ Vitet e para në auditore, studentët e viteve të tjera…

Vendimi për universitetet/ Vitet e para në auditore, studentët e viteve të tjera…

Duke marrë parasysh se nuk ka ende një protokoll të qartë nga Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë, Universiteti i Tiranës ka marrë disa vendime të rëndësishme për sa i përket rifillimit të mësimit në datën 2 Nëntor.

Fax raporton se Universiteti i Tiranës ka vendosur që në 4 javët e para në Nëntorit, vitet e para do bëjnë mësim ne auditore, ndërkohë që për vitet më të larta do të ketë një alternim midis online dhe mësimit fizik në auditore.

Ndërkohë, për zgjedhjen e mësimit do flitet me pedagogë të lëndës, dhe do të vendoset për mënyrën sesi ai do të kryhet. Universiteti i Tiranës ka miratuar po ashtu dhe rregulloren anti-Covid, ku në rast se një student rezulton me COVID-19, i gjithë grupi vazhdon mësimin për 14 dite online.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

U diagnostikua vetëm 9 ditë më parë, 24 vjeçarja ndërron jetë në lule të rinisë

Një lajm tragjik dhe shumë i trishtë ky i ndarjes nga jeta të 24-vjeçares Valentina …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *