Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Korçë.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dishnicë, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga zetori.
Viktima është identifikuar si Konstika Nunka.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.