Kryefaqa / Lajme / Vetëm tre vjeç por lexon rrjedhshëm dhe numëron, ministrja prezanton Eljon nga Elbasani

Vetëm tre vjeç por lexon rrjedhshëm dhe numëron, ministrja prezanton Eljon nga Elbasani

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka pritur dje në zyrën e saj një fëmijë me aftësi të rralla për sa i përket moshës së tij.

Vetëm tre vjeç dhe lexon rrjedhshëm, ministrja Kushi takon djalin me aftësi të rralla.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka pritur dje në zyrën e saj një fëmijë me aftësi të rralla për sa i përket moshës së tij.

“Dje një zyrën time prita një të ftuar super të veçantë bashkë me prindërit e tij, Eljo 3-vjeçar nga Elbasani, që gëzon dhunti e aftësi të rralla. Ai lexon rrjedhshëm, numëron dhe shkruan madje edhe fjalë të vështira” – shkruan ministrja Kushi në Facebook.

Kushi nënvizon zhvillimin e veçantë që ka Eljo dhe gadishmërinë e ofruar për ta ndihmuar në vijim:

“Është shumë e qartë që ai ka një tjetër zhvillim e nivel inteligjence në krahasim me shumicën e fëmijëve të moshës së tij. Prandaj, prindërve të tij i ofrova gjithë gadishmërinë time për t’i ndihmuar për çfarëdo është e nevojshme nëpërmjet specialistëve të ndryshëm, të cilët do të përcaktojnë edhe llojin e fushës ku Eljo i vogël e i madh ka nevojë për t’u mbështetur” – shprehet Kushi.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

E njohu në protestën e PD, gazetarja merr propozimin për martesë në emision

Në emisionin “Rudina” si kurrë më parë ka ardhur live një propozim për martesë ditën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *