Kryefaqa / Lajme / Facebook konsideron “Fake news” statusin e kryeministrit Edi Rama

Facebook konsideron “Fake news” statusin e kryeministrit Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është shënjestruar sot nga rrjeti social Facebook, për shpërndarje të informacioneve të rreme.

I pari i qeverisë e ka nisur ditën e 15 tetorit, me një thirrje për vendosjen e maskave, gjë që tashmë është e detyrueshme, duke postuar disa foto dhe duke shkruar historinë mbi pandeminë e vitit 1918.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë,”- shkruan Rama krahas fotove, që supozohet se janë shkrepur në ato vite.

“Informacion i rremë. Ky postim është verifikuar nga fact-checkers dhe është i rremë,”- shkruhet në tabelën që Facebook, i ka vënë postimit të Ramës.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

E njohu në protestën e PD, gazetarja merr propozimin për martesë në emision

Në emisionin “Rudina” si kurrë më parë ka ardhur live një propozim për martesë ditën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *